E Diel, 1 Nëntor 2026

Washington, Bode takon zyrtarë të lartë të FMN dhe BB

WASHINGTON- Gjatë një vizite në Washington ministri i financave Ridvan Bode ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të FMN dhe BB. Bode ka takuar drejtorin ekzekutiv të FMN Arigo Sadon dhe shefin e këtij misioni në Shqiperi Gerëin Bell.

Ai është takuar gjithashtu edhe me zv/presidentin e BB Philip le Houerou dhe Znj. Jane Armitage. Bode u prezantoi krerëve të lartë të institucioneve ndërkombëtare ekonomike reformat ekonomiko-fiskale dhe strukturore të Shqipërisë si dhe sfidat e ekonomisë së vendit, duke evidentuar ruajtjen e parametrave makro-ekonomike dhe rritjen ekonomike mbi 4 %.

Zyrtarët e lartë të BB dhe FMN shprehen inkurajimin dhe deklaruan mbështetjen e tyre për Shqipërinë në përballimin e goditjeve të krizës globale me anën të reformave që gjenerojnë një rritje ekonomike
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›