E Shtunë, 31 Tetor 2026

Washingtoni & Londra pro pavaresise

Washingtoni duhet te jete gati te njohe pavaresine e Kosoves, nese lidershipi ne Prishtine e shpall ate. Senatorja amerikane Hillary Klinton, dhe njekohesisht kandidatja per presidente te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka deklaruar se mbeshtet fuqishem njohjen e pavaresise se Kosoves. “Duke pare qendrimin aktual te Moskes, Treshja nderkombetare do ta kete te veshtire te arrije nje marrveshje. Ndaj besoj se shtyrja e metejshme e ketij procesi nuk do te ishte e keshillueshme”-ka thene senatorja demokrate, e cila fajesoi neglizhencen e administrates se presidentit Bush per zvarritjen e ketij procesi. "Me Rusine qe kercenon me veto ne Keshillin e Sigurimit, duhet te jemi te gatshem qe te mbeshtesin vullnetin e shumices ne Kosove. Nese qeveria ne Prishtine vendos te shpalle pavaresine, do te mbeshtes njohjen nga ana e Shteteve te Bashkuara te pavaresise dhe do te ftoj Bashkimin Europian te beje te njejten gje", ka deklaruar Klinton. Ajo ka ftuar administraten Amerikane qe ti kushtoje me shume rendesi kesaj ceshtjeje vecanerisht ne nje kohen kur situata ne Kosove po i afrohet momentit me vendimtar ne historine e saj.
Po keshtu edhe Britania e Madhe ka shprehur mbeshtetje ndaj qendrimit amerikan per pavaresine e Kosoves. Lideri konservator Dejvid Kameron, ka terhequr verejtjen se paqartesia rreth statusit te Kosoves mund te coje ne destabilitet dhe ripertrirje te dhunes ne Ballkan. “Ka nje te vertet, qe i dhemb Beogradit, fakti qe Kosova, qe prej vitit 1999, nuk eshte me nen sovranitetin e Serbise. Nese plani i Ahtisarit nuk eshte i pranueshem dhe nese Treshja nuk ka mundur te gjeje nje zgjidhje, une mbeshtes qendrimin e SHBA- se. Por kjo duhet te behet ne menyre te kontrolluar, me te cilen te shmangen reperkusionet ne Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe ne vendet e tjera te rajonit", tha Kameron I cili sqaroi se duhet hapur rruga e pavaresise se Kosoves dhe te sigurohet stabiliteti i rajonit. Serbia, tha Kameron, ka te drejte te prese mbrojtje te plote te te drejtave te serbeve te Kosoves, por para saj zgjidhja eshte e qarte. Nese Beogradi zgjedh rrugen tjeter - kjo rruge do te pengonte progresin e Serbise drejt BE-se dhe do ta fuste vendin dhe popullin serb ne izolim", ka paralajmeruar Kameron. Gjate fjalimit te tij ne Washington, lideri i opozites britanike akuzoi gjithashtu Kremlinin si nxites te krizes. Sipas tij, problemet aktuale ne veriun e Kosoves mund te zgjidhen duke shfrytezuar pervojen e Irlandes se Veriut. Nga ana tjeter vete Londra zyrtare ka deklaruar se mbeshtet pavaresine e Kosoves. Ministria e Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe ka theksuar se pa asnje shtyrje duhet gjetur nje zgjidhje e qendrueshme per statusin e Kosoves. “Ne rast te pamundesise se gjetjes se nje zgjidhjeje Britania e Madhe konsideron qe plani i Marti Ahtisarit ofron shanset me te mira per nje Kosove te qendrueshme dhe shumeetnike e cila do te nisej ne rrugen drejt BE-se dhe anetaresimit ne NATO" ka deklaruar zedhenesi i Zyres se Jashmte britanike. Ne kete deklarate behet e ditur gjithashtu se nese do te jete e nevojshme, Britania e Madhe eshte e gatshme te permbushe detyren e vet dhe te dergoje forca rezerve ne Kosove qe nga 1 janari i vitit 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›