Shefer: NATO nuk do te toleroje dhunen ne Kosove
NATO nuk do te toleroje asnje akt dhune ne Kosove. Ka qene kjo deklarata e Sekretarit te Pergjithshem te Aleances se Atlantikut te Veriut, Jaap De Hoop Shefer gjate vizites se tij ne Prishtine. Sipas tij, lidershipi shqiptar duhet te tregohet i pergjegjshem ne kete periudhe kaq delikate per statusin e Kosoves. “Misioni i NATO-s ne Kosove nuk do te lejoje dhunen dhe do te vazhdoje te kujdeset per sigurine e te gjitha komuniteteve ne Kosove”- tha Shefer, pas takimeve me komandantin e KFOR-it gjeneralin De Marniak, Eipin Ngociator te Kosoves, liderin e PDK-se Hashim Thaci si dhe me perfaqesuesit e serbeve. Ai tha se tani per tani eshte i mjaftueshem numri i ushtareve te NATO-s ne Kosove, por ne rast nevoje Aleanca eshte gati te dergoje edhe trupa shtese. “Kjo eshte periudhe delikate per Kosoven. Dhuna nuk eshte opsion, ajo nuk sjell zgjidhje politike dhe ajo nuk do te tolerohet. KFOR-i do te bashkepunoje me policine e UNMIK-ut dhe SHPK-ne. Kushdo qe beson se dhuna mund te jete zgjidhje e ka gabim dhe dhuna nuk do te tolerohet” u shpreh Shefer. NATO tha ai perkrah Treshen e Grupit te Kontaktit dhe do te vazhdoje kete perkrahje deri ne fund te procesit. “Gjate kesaj periudhe delikate ceshtja kryesore eshte lidershipi i pergjegjshem. Te leme procesin politik te ndjek rrjedhen e tij dhe kjo vlen per te gjithe edhe per Prishtinen edhe per Beogradin. Maturi dhe pergjegjesi, per kete behet fjale tani” tha Shefer. Ai tha se komandanti De Marniak do te kete gjithe mbeshtetjen e duhur politike nga selia e Aleances ne Bruksel, lidhur me vendimet qe do te marre per operimin e trupave ne Kosove. Nderkohe, vete gjenerali De Marniak perseriti se KFOR-i nuk do te toleroje dhune. Sipas tij, ndryshimet e fundit ne kuader te trupave ne veri te Kosoves jane te rregullta dhe nuk behet fjale per dicka te jashtezakonshme. Ne kohen e vendimeve politike per statusin, disa nga vendet e Aleances kane filluar me paralajmerimet se mund te dergojne trupa shtese qe do te veprojne ne kuader te KFOR-it, ne rast nevoje.