Washingtoni nuk ka dëshmi për ekzistencën e jashtëtokësorëve

Kumtesa e këtillë jo e zakontë dhe befasuese e Administratës së presidentit amerikan Barack Obama paraqet përgjigje të dy peticioneve dorëzuar Shtëpisë së Bardhë.
Me peticionin e parë, i cili grumbulloi 5.000 nënshkrime, kërkohej që Shtëpia e Bardhë t'i zbardh të gjitha informacionet të cilat i posedon për ekzistimin e jashtëtokësorëve, ndërsa me të dytin, të nënshkruar prej 12.000 qytetarëve, kërkohej që Administrata amerikane ta pranojë se jashtëtokësorët kanë pasur kontakte me persona nga Toka.
Në peticionet pohohet se qindra persona ushtarak amerikanë dhe përfaqësues të agjencive qeveritare kanë deklaruar se ekzistojnë jashtëtokësorë, se është kontaktuar me ta dhe se Administrata zyrtarisht i fsheh ato informacione nga opinioni.
Në përgjigjen ndaj këtyre dy peticioneve, të nënshkruara nga përfaqësuesi i Sektorit për politika shkencore dhe teknologjike të Shtëpisë së Bardhë, Fil Larson, theksohet se Administrata amerikane nuk disponon me dëshmi se ekziston jetë jashtë Tokës ose se jashtëtokësorët kanë kontaktuar me njerëz të Planetit.