A do ta shkarkoni Borkon?

Deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Zoran Nikoliq ka pyetur sot Qeverinë e Serbisë se a do të ndërrojë shefin e ekipit negociues në dialogun me Prishtinën Borisllav Stefanoviq, meqë “negociatat kanë përjetuar debakël”.
Nikoliq vlerësoi se të gjitha marrëveshjet e deritanishme, duke përfshirë edhe marrëveshjen e qarkullimit të lirë, po shkojnë në drejtim të njohjes së institucioneve të "ashtuquajturës Kosovë të pavarur".
Ai ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se po shkel Kushtetutën dhe po detyron qytetarët të marrin kartat personale dhe dokumentet tjera të “të shtetit të rrejshëm Kosovës" dhe vlerësoi se politika "edhe Evropa dhe Kosova absolutisht është treguar si qorrsokak politik që shpie shtetin dhe qytetarët në drejtim të gabuar”.