E Shtunë, 31 Tetor 2026

Webber Red Bulli RB9 evolucion i makines kampione

Mark Webber u shpreh i kënaqur pas sesionit të parë të testimeve në cirkuitin e Jerez dhe shpjegoi se makina e re Red Bull RB9 “është një evolucion i njëvendëshes së vitit të kaluar”.

Piloti australian i kampionëve të botës arriti të regjistronte kohën e dytë pas Jenson Button të McLaren dhe kompletoi plot 73 xhiro ditën e martë në pistën spanjolle.

“Nuk ka ndryshime të mëdha në rregullore këtë vit dhe makina është një zhvillim i asaj të vitit të kaluar. Kohët që regjistrova ishin shumë të kënaqshme sipas meje”, komentoi shoku i skuadrës së Sebastian Vettel.

“Gjithashtu kuptuam edhe si përshtateshin gomat me makinën dhe kjo është shumë pozitive”, shtoi Webber.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›