Anxhela, Craig dhe shqiponja dykrenare

Bukuroshja 26 vjeçare me prejardhje nga Shkodra, Anxhela Martini, vazhdon ta shfaq me krenari faktin se është shqiptare.
Këto ditë, ajo është takuar me kantautorin e njohur britanik, Craig David, i cili bashkë me Anxhelën ka formuar simbolin kombëtar të shqiponjes dykrenare.
David, i cili në karrierë ka shënuar shumë suksese ndërkombëtare dhe ka fituar shpërblime muzikore, vite më parë ka bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare Rita Ora, në këngën e tij "Awkward".
Ndërkohë, është bërë publike lidhja e re e modeles së njohur shqiptare Martini me multimilionerin Tim Vögele. Por, ajo që nuk është ditur dhe e kane zbuluar mediat zviceriane, futbollisti shqiptar-zviceran Pajtim Kasami, ka qenë ai që “e ka pasur në dorë” gjatë tre muajve të fundit bukuroshen 26 vjeçare me prejardhje nga Shkodra. Kasami, futbollist i skuadrës së Premier League, Fulham, ka thënë për mediat shqiptare: “Anxhela bën gjithçka për t’u bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë. Kapitali i saj, është pamja e bukur. Ajo është sipërfaqësore”, ka thënë Kasami. /Indeksonline/