E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chris Brown qan për ish të dashurën

Chris Brown një natë më parë, kishte dalë për tu argëtuar me Rihannan në një klub nate në Hollywood por, aty e priti një befasi jo edhe aq e këndshme pasi që, ai pa ish të dashurën, Kaurreche Tran në shoqëri të një mashkulli.


Menjëherë pas kësaj, ishte Rihanna ajo e cila fillimisht u largua nga klubi ndërkaq të njëjtën gjë bëri edhe Chris pas dhjetë minutash.

Teksa po largohej me veturën e tij, Chris është fotografuar me lotë në sy. Si duket, fakti që ish e dashura po fillon një jetë të re më dikë tjetër, i ka lënë atij në shije të hidhur./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›