E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Operacionet plastike, dekorime të panevojshme”

Modelja Penny Lancaster është e kënaqur me pamjen e saj dhe bashkëshorti i saj roker, mendon se ajo është fantastike. 
Nëna e dy fëmijëve ka pranuar se Rod Stewart nuk e ka aspak problem që ajo nuk e ka humbur ende gjithë peshën e lindjes.

Edhe pse nga pamja e jashtme nuk ta lë atë përshtypje, Penny thootë se duhet të humb rreth 6 kilogram. Kjo do ta rikthente në linjat që ajo ka pasur para se të lindte djalin e saj të dytë, Aiden, rreth dy vite më parë.

E pyetur në një intervistë nëse do të parapëlqente të bënte ndonjë operacion plastik ajo tha:

“Unë nuk do të bëja një operacion të tillë asnjëherë. Është e frikshme. Është sukur të dekorosh vetën tënde. Kur një dhomë ka nevojë për vëmendje, ju e dekoroni por pastaj një tjetër dhomë duket e lodhur dhe në këtë mënyrë nuk ke mundësi të ndalesh”. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›