E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letrat mes Hitlerit dhe Musolinit ne vitin 1939

Keto jane dy letra te shkembyera ne vitin 1939 mes Hitlerit dhe Musolinit. Hitleri ne letren e tij perpiqet ti shpjegoj Musolinit paktin mes Gjermanise dhe Rusise dhe arsyen se perse nuk e ka informuar per negociatat ne vazhdim.


Ndersa Musolini ne pergjigjen e tij perpiqet ti shpjegoj arsyen se Italia nuk eshte e gatshme te hyje ne nje lufte te mundshme. Per ta bere te mundshme aksionin e saj luftarak Italia ka nevoje per ndihma ushtarake dhe te lendeve te para te ofruara nga Gjermania.


Gjithashtu Musolini e mbyll letren e tij duke ju lutur Hitlerit qe ne te ardhmen te njoftohet per iniciativa te ngjashme. Ajo qe bie ne sy ne keto letra eshte fakti se edhe pse ishin njerez me pushtet absolut diktator cnjerezor ato i drejtohen njeri-tjetrit me klas me kulture te larte komunikimi.


Ndersa sot ndodh qe politikanet edhe te nje nivel te rendomte te nje shteti jo vetem qe nuk arrijne te ndermarrin aksione te perbashketa per te miren e perbashket te nje Kombi por ato kane raporte armiqesor dhe jo humane per cdo lloj ceshtje.


Sot shume politikan e kuptojne politiken si nje fushe beteje te nje lufte te nxehte ku vetem armet dhe dhuna mund te mbizoterojne per te siguruar fitoren e njeanshme te njeres pale. Fitorja e kesaj pale ose e pales kundershtare nuk mund te jete dhe nuk eshte aspak edhe fitorja e gjithe qytetareve por e nje klani ose lobi individesh.


Teksti i letres derguar nga Hitleri per Musolinin per ti shpjeguar paktin me Rusine sovjetike dhe faktin qe nuk e ka informuar Italine per negociatat ne vazhdim.


Duce Ka pak kohe qe Gjermania dhe Rusia jane impenjuar ne nje shkembim opinioni mbi nje qendrim te mundshem per sa u perket marredhenieve te tyre politike.
Nevoja per arritur ne kete lloj konkluzioni ka ardhur nga


1. Situate e pergjithshme e politikes boterore qe perfshine te dy fuqite e Boshtit
2. Nevoja per te siguruar nje pozicion te qarte te qeverise japoneze. Japonia do te jete ndoshta dakord per nje aleance kunder Rusise ne virtyt te situates se pergjithshme megjithate do te jete interes dytesor per Gjermanine dhe sipas mendimit tim edhe per Italine.


Japonia megjithate nuk do te kishte marre impenjime per detyrime te tilla precize kunder Anglise dhe kjo nga kendveshtrimi jo vetem i Gjermanise por edhe i Italise ka qene te rendesise vendimtare. Qellimi i ushtarakeve per te forcuar qeverine japoneze ne nje periudhe te shkurter per te marre nje pozicion te ngjashem te qarte rreth Anglise ka qene i qarte muaj me pare por qe kurre nuk eshte vendosur ne praktike.


3. Raporti i Gjermanise ne Poloni jo per faj te Reich-it por si rezultat i aktivitetit te Anglise eshte bere ne menyre te theksuar i pakenaqshem ai dhe nga pranvera deri ne keto jave te fundit situata eshte ne menyre te thjeshte e padurueshme.


Raportet per sa u perket persekutimeve te gjermaneve ne zonen kufitare nuk jane te trilluara nga shtypi por perfaqesojne vetem nje fraksion te nje te vertete te tmerrshme. Politika mbytese doganore e Polonise mbi Dansiken ne javet e fundit ka sjelle nje frenim te plote te gjithe jetes ekonomike dhe mund nese do te vazhdoj edhe per nje periudhe te shkurter kohe te shkaterroj qytetin.


Keto motive me kane bere te shpejtoj perfundimet e bisedimeve ruso-gjermane. Nuk ju kam mbajtur te informuar ne detaje Duce perderisa nuk e kisha idene se si do shkonin keto bisedime dhe as nuk kisha garanci per suksesin e mundshem te tyre.


Disponibiliteti nga ana e Kremlinit per te arritur ne nje riorientim te raporteve te saja me Gjermanine qe eshte bere e dukshme pas nisjes te Litvinov eshte bere me e forte se kurre ne javet e fundit dhe ka bere te mundur per mua pas suksesit te pergatitjes te dergoj ministrin tim te Jashtem ne Moske per konkludimit te nje traktati qe eshte pjesa me e gjere e nje pakti te nje jo-agresioni dhe ku teksti do te behet publik.


Pakti eshte i kushtezuar perfshine edhe detyrimin e nje konsultimi per te gjitha ceshtjet qe do te lindin mes Rusise dhe Gjermanise. Mund tua them Duce qe ne rast konflikti permes ketyre marreveshjeve nje qendrim favorizues te Rusise eshte i garantuar dhe nga kjo del se mundesia e hyrjes se Rumanise ne kete konflikt nuk ekziston me


Edhe Turqia ne keto rrethana mund vetem te parashikoi nje rishikim te pozicionit te saj te kaluar. Po e perseris edhe nje here se Rumania nuk eshte me ne nje situate te tille sa te marr pjese ne nje konflikt kunder Boshtit Une besoj se mund tiu them ju Duce qe permes negociatave me Rusine sovjetike nje situate krejtesisht e re ne politiken boterore eshte krijuar dhe qe duhet te jete e konsideruar si avantazhi me i madh i mundshem i mbajtur per boshtin.


Rreth situates se kufirit mes Gjermanise dhe Polonise mund te informoj ekselencen tuaj qe kemi qene per jave te tera ne gjendje alarmi dhe si pasoj e mobilizimit polak edhe pergatitjet gjermane normalisht jane rritur dhe qe rast te aksioneve te patolerueshme polake do te dua te nderhyj menjehere.


Afirmimi i qeverise polake se nuk eshte e pergjegjshme per keto procedura jo humane per aksidentet e shumta ne kufi vetem naten e kaluar 21 dhunime te kufirit polak dhe per zjarrin mbi avionet gjerman qe kishin tashme marr urdhrat te udhetonin mbi Prusine lindore duke fluturuar mbi det ne fund per te evituar aksidentet paraqet faktin se qeveria polake i ka ushtaret e saj nervoz dhe nuk i ka me nen kontroll.


Nga dje ne Dansi eshte bllokuar nga trupat polake nje situate e patolerueshme. Ne kete rrethana askush mund te garantoi se cfare mund te ndodh ne oret e mevonshme. Mund vetem te siguroj se ka nje limit pertej te cilit nuk dua te jem i shtyre per asnje motiv.


Ne konkludim mund tu siguroj Duce qe ne nje situate te ngjashme do te kem mirekuptimin e plote per Italine dhe qe ne cdo rast tjeter mund te jete e sigurt per qendrimin tim.

Adolf Hitler


Ne vazhdim pergjigja e Musolinit shenohet ne paragrafin e fundit lutja e Duces qe shpreson se ne te ardhmen do te paralajmerohet per keto iniciativa.


1 Per sa i perket marreveshjes me Rusine e aprovoj plotesisht. Ekselenca e tij majori Gwring do ju thote se ne diskutimin qe kam pasur me ju ne prillin e kaluar kam afirmuar se nje riafrim mes Gjermanise dhe Rusise ishte e nevojshme per te parandaluar rrethimin e demokracise


2 E konsideroj te pershtatshme per te evituar nje prishje ose ndonje perkeqesim ne marredheniet me Japonine pasi do te rezultonte ne nje rikthim tek nje pozicion i japonezeve me afer fuqive demokratike. Me kete ne mendje kam telegrafuar ne Tokio dhe duket se kalimi surprize i opinionit te pare publik dhe nje qendrim me i mire psikologjik mbizoteron.


3 Traktati me Mosken bllokon Rumanine dhe mund te ndryshoj pozicionin e Turqise qe ka pranuar kredine angleze por qe nuk ka firmosur akoma traktatin e aleances. Nje politike e re nga ana e Turqise do te prishte te gjitha planet e francezeve dhe anglezeve ne Mesdheun lindor.


4 Per sa i perket Polonise kam mirekuptimin e plote per pozicionin gjerman dhe per faktin se raporte te tilla nuk mund te vazhdojne ne menyre te perhershme.
5 Ne lidhje me pozicionin praktik te Italise ne rast lufte kendveshtrimi im eshte si me poshte


Nese Gjermania sulmon Polonine dhe konflikti mbetet i lokalizuar Italia do ti lejoj Gjermanise cdo forme te politikes ekonomike dhe te asistences qe do ti kerkohen.


Nese ne sulmin e Gjermanise Polonia dhe aleatet kundersulmojne Gjermanine dua tua bej te ditur perpara ne kohe se do te ishte me mire qe une te mos ndermarr iniciativa ushtarake ne pikepamjen e situates aktuale te pergatitjeve te luftes se italianeve qe ne menyre te perseritur ua kemi ilustruar Ju dhe Ribbentrop-it ne te kaluaren
Nderhyrja jone mund te ndodh vetem pasi Gjermania do te na ofroj ne ne menyre te menjehershme furnizimet ushtarake dhe lendetat e para per ti rezistuar sulmit qe francezet dhe anglezet ne vecanti do te ndermerrnin kunder nesh.


Ne takimet tona lufta ishte parashikuar pas vitit 1942 dhe ne ate moment do te jemi gati mbi toke mbi det dhe ne ajer sipas planeve qe ishin percaktuar.


Gjithashtu jam i mendimit se pergatitjet ushtarake qe tashme jane ndermarr dhe do te nevojiten ne Europe dhe ne Afrike per te mobilizuar forca te rendesishme franceze dhe britanike.


E konsideroj detyrim eksplicit si nje mik i vertete tu them te gjithe te verteten dhe tu informoj perpara rreth situates aktuale. Po mos ta bej mund te kete pasoja te padeshirueshme per te gjithe ne. Kjo eshte kendveshtrimi dhe perderisa brenda nje periudhe te shkurter duhet te therras organet me te larta qeveritare te mbreterise ju lutem te me njoftoni me te njejten menyre.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›