Welcome to Albania, një konkurs me kartolina
Në Galerinë Kombëtare të Arteve nesër do të zhvillohet konkursi me kartolina Mirësevini në Shqipëri Welcome to Albania. Në këtë konkurs do të marrin fëmijët që e duan artin e pikturës, që kanë talent e pasion dhe sjellin me sinqeritet e fantazi kartolinat e tyre, duke promovuar vlerat kombëtare e kulturore të qytetit të tyre. Ata sjellin në krijimet e tyre natyrën e bukur shqiptare, kulturën zakonet dhe traditat e vendit tonë.
Nëpërmjet një mesazhi shkruar me dashuri ata inkurajojnë bashkëmoshatarët e tyre të vizitojnë Shqipërinë. Në konkursin Mirësevini në Shqipëri Welcome to Albania janë rreth 250 kartolina të ardhura nga 22 qytete të vendit, të cilat do të ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku ndër to nga një juri e përbërë nga artistë të fushës dhe me kryetar jurie z.Rubens Shima piktor dhe Drejtor i GKA, ka zgjedhur 10 kartolinat më të bukura. Në këtë konkurs fëmijëve fitues do tu jepen dhurata dhe diploma me titull Kartolina më e bukur. Për konkurrentët e tjerë do të jepen diploma për pjesëmarrje në Konkursin kombëtar të kartolinës. Në interes të një paraqitje dinjitoze të aktiviteteve të mbështetur në një traditë të frytshme bashkëpunimi, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë fton të gjithë ata që duan të ndjekin këtë aktivitet të larmishëm me ngjyra për të qenë pjesëmarrës. Konkursi Mirësevini në Shqipëri -Welcome to Albania, organizohet nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë Tiranë me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë dhe Galerinë Kombëtare të Arteve. Si një institucion i bazuar në zhvillimin e kurseve jashtëshkollore në fusha të ndryshme si pikturë, balet, sport, instrumente të ndryshëm (piano, kitarë, fizarmonikë, violinë etj) aktrim, kanto nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë Tiranë janë planifikuar dhe një sërë aktivitetesh të tjera të cilat do të zhvillohen në ditët në vijim.
Last Updated on Thursday, 09 April 2009 08:54
Last Updated on Thursday, 09 April 2009 08:54