Fitzgerald në Beograd për sigurinë në Kosovë
Beograd -Siguria në Kosovë, ka qenë në qendër të diskutimeve të komandantit të forcave të bashkuara të NATO-s, admirali Mark Fitzgerald, i ndodhet në Beograd për një vizitë. Ai u takua me Ministrin për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanovic dhe ministri i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ku kanë biseduar për sigurinë në Kosovë. Bogdanovic dhe Shutanovac i kanë deklaruar komandantit të NATO-s, për pasojat që formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ketë për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit.
Në takim është shprehur shkallë e lartë e gatishmërisë për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me forcat e KFOR-it në pajtim me rezolutën 1244, për krijim të mjedisit më të sigurt për serbët dhe komunitetet tjera joshqiptare në Kosovë.