E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Arsenali sërish në garë për titull

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mbështetur komentet e tij të bëra më herët gjatë javës, duke thënë se ekipi i tij është rikthyer në garën për titull, disa ditë pasi doli nga ajo.
Topçinjtë fituan me rezultat minimal 1-0, ndaj Liverpoolit në Emirates Stadium gjatë të mërkurës, për t'iu afruar në gjashtë pikë liderit të tabelës, Chelseat. Në takimet tjera, Chelsea u mposht nga Evertoni, ndërsa Manchester United u ndalua me barazim nga Aston Villa.
"Kam thënë pas ndeshjes ndaj Chelseat se do të luftojmë deri në sekondën e fundit të sezonit. Ne e bëmë këtë sonte dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë. çdokush mund të humbë pikë kudo. është një garë e hapur", ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›