Trafikonin armë, 4 persona në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona nën akuzën për trafik armësh. Në sajë të operacionit të koduar "Tregtarët e telefontave", në prangat e policisë kanë rënë Kanan Xhakollari, Astrit Zylyftari, Asllan Plaku e Lulzim Qamo. Mësohet se në momentin e arrestimit të kryer në zonën e Plepave, është sekuestruar edhe makina me të cilën kryhej transporti. Në të janë gjendur automatikë dhe pistoleta.
Sipas hetimeve të para, armët kishin destinacion Greqinë.