Tomori kërkon 3 pikë në Tepelenë

(ALBANIA SPORT) – Tomori i Beratit e nisi mbarë vitin 2010 duke fituar 3-0 ndeshjen e prapambetur të fazës së parë me Maliqin, takim ky i luajtur në Kamëz, në takimin e vlefshëm për javën e 12-të Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut, çka e barazoi skuadrën beratatase me Domosdovën e vendit të tretë, me nga 25 pikë secila, duke pasur vetëm 3 pikë më pak se Albpetroli i vendit të parë, 28 pikë. Takimi i radhës për skuadrën e Dashnor Dumes është ai në transfertë kundër Tepelenës së vendit të gjashtë, (17 pikë). Shefi i klubit të Tomorit, Igli Laçej, beson te fitorja, kjo dhe për shkak të investimeve në blerje lojtarësh –gjashtë të tillë në merkaton dimërore – nga ana e presidentit Berberi.
KATEGORIA E DYTË
GRUPI I JUGUT
Java 14, 14.02.2010
Policani-Delvina
Himara-Përmeti
Këlcyra-Pojani
Domosdova-Albpetrol
Maliqi-Vlora
Tepelena-Tomori
Butrinti pushim
RENDITJA
1. Albpetrol 28
2. Vlora 27
3. Domosdova 25
4. Tomori 25
5. Butrinti 20
6. Tepelena 17
7. Përmeti 16
8. Delvina 15
9. Himara 12
10. Pojani 11
11. Maliqi 10
12. Këlcyra 9
13. Poliçani 6
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 11 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili