E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Ligji u këmbye me Kodin Zgjedhor

"Projektligji për Prokurorinë është këmbim i turpshëm për Kodin Zgjedhor". Ky ka qenë komenti i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pas konsensusit që socialistët dhanë sot në Komisionin e Ligjeve për draftin për organin e akuzës. "Miratimi i këtij ligji është në dëm të drejtësisë dhe e kthen Prokurorinë e Përgjithshme në seksion të qeverisë", u shpreh Meta. Kreu i LSI-së i kërkoi kryetarit socialist, Edi Rama që të mos shantazhohet nga kryeministri duke i falur këtij të fundit Prokurorinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›