PSG barazon Montpeljene
Me yllin e Anzhi Makhaçkala, kamerunasin Samuel Eto'o që ishte ulur përkrah talentit të Ligës, Eden Hazard në tribunë, PSG-ja zhbllokoi rezultatin kur kronometri tregonte vetëm gjashtë minuta lojës.
Topi shkoi të Menez pas një goditje të devijuar dhe lojtari I përfaqësueses franceze nuk kishte asnjë vështirësi ta dërgonte sferën në rrjetë, pas shpinës së portierit dhe kapitenit të marsejezëve, Stiv Mandanda.
Olimpik Marseja arriti të barazonte shifrat në të 59-tën, me sulmuesin ganez, Andre Aju që shfrytëzoi një assist të Remi, megjithatë vetëm pak sekonda më pas, PSG rigjeti avantazhin me golin e mbrojtësit Aleks, pas zhvillimeve të një goditje këndi.
Skuadra e Ançelotit e ruajti avantazhin edhe pse e mbylli sfidën “klasike” në inferioritet numeric, pas kartonit të kuq të kapitenit Mohamed Sisoko, ndërsa pas shkëlqimit në Champions League, marsejezët e Deshamp vazhdojnë të vuajnë në kampionatin francez, ku ndodhen në vendin e 9-të me 40 pikë.