E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Nuk i shfrytëzuam rastet

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka fajësuar sulmin e ekipit tё tij pёr humbjen e mbrëmshme ndaj Burnleyt, qё i kushtoi me eliminim nga Kupa Carling. Yjet e rinj tё Arsenalit dёshtuan tё shёnojnё fitore nё ndeshjen e radhёs sё Kupёs Carling, duke u eliminuar nga Burnley, pas humbjes prej 2-0, ekip i cili vazhdon rrugёn pёr nё gjysmëfinale tё kësaj gare.
"Kishim gjashtё raste njё-nё-njё me portierin dhe nuk shënuam. Ishim ca tё thyeshëm nё mbrojtje po ashtu, por mbi tё gjitha kishim shumё raste", ka thёnё Wenger pas ndeshjes. "Kur e bёni njё tё tillё kundër ekipeve nё çerekfinale tё Kupёs, dhe nёse keni gjashtё raste njё-me-njё me portierin dhe nuk shënoni, duhet ta veni nё pikëpyetje kualifikimin dhe kjo edhe ndodhi sonte. Lavdëroni portierin dhe vёni nё pikëpyetje sulmuesit", ka shtuar francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›