Tierri Henri: Mesi është më i fortë se vetë Ronaldo
Barcelonë - Menjëherë pas shpalljes së futbollistit më të mirë të vitit, vjen edhe reagimi i Tierri Henrisë. Futbollisti i Barcelonës deklaron se shoku i tj i skuadrës, Leonel Mesi, është absolutisht futbollisti më i mirë i rruzullit. Argjentinasi u rendit i dyti në listën e Franc Football, me një diferencë të madhe pikësh nga Kristiano Ronaldo.
Francezi Tierri Henri është shprehur: “Kam bindjen e plotë se Leonel Mesi është më i mirë se të gjithë. Biles më i mirë se Ronaldo, Kaka’, Ibrahimoviç, Torres, e të tjerë. Kur ai vendos të shkojë me topin përpara portës, vetëm ndonjë ndërhyrje e gabuar mund ta frenojë atë. Atij nuk i del dot askuah përpara”.
Vetë futbollisti argjentinas, Mesi, u shpreh para pak kohësh, se Kristiano Ronaldo e meriton “Topin e Artë” për kontributin që ka dhënë në fitimin e Ligës së Kampioneve dhe Premierligës nga skuadra e Mançesterit. Dy trofetë e lartpërmendur nga Mesi, ishin shkaku kryesor që portugezi arriti të fitonte titullin e prestigjozes Franc Football.