E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare shprehet optimist për kapërcimin e krizës së Lacios

Romë - Rreth humbjeve të fundit të ekipit të Lacios ka folur edhe Igli Tare, drejtori sportiv i kryeqytetasve. Drejtuesi i lartë i çelestëve është shprehur për mikrofonët e Radio Radio, se skuadra e drejtuar nga trajneri Rosi do t’i rikthehet shumë shpejt rezultateve pozitve, biles që në ndeshjen me Milanin.

Igli Tare shprehet: “Duhet t’i rekthehemi shpejt rezulatetve me të cilat nisëm këtë kampionat. Duhet të kemi besim tek forcat tona, dhe ndeshja e neserme me Milanin për Kupën e Italisë është një mundësi për ne”.

Skuadra e Lacios në tre ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm një pikë, ku e fundit ishte humbja në fushën e Atalantës me rezultatin 0-2. Për këtë ish-sulmuesi shprehet: “Në këto garat e fundit kemi qenë edhe të pafat. Me Xhenoan patëm disa mundësi për të shënuar, por nuk arritëm dot të fitonim. Me Atalantën bëmë dy gabime që na ndëshkuan. Duhet të minimizojmë gabimet tona”.

“Duhet t’i rikthehemi punës për të arritur tek rezultatet me të cilat filluam këtë kampionat, -shprehet biondi shqiptar. –Ndoshta ishte humbja në derbi me Romën ajo që ndikoi për keq tek ne, por me punën tonë mendoj se kjo gjendje do të kalojë. Kemi lojtarë të tillë si Zarate, Pandev, Roki, dhe të tjerë që mund të bëjnë diferencën tek ekipi”.

Lacio pretendon që të zërë një vend në katër skuadrat e para në Itali, pozicion që i jep të drejtën për të luajtur në Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›