Murinjo kërkon Lavecin, ky i fundit i thotë jo
Napoli - Tekniku Hoze Murinjo dëshiron të ketë në skuadrën e tij argjentinasin e Napolit, Laveci. Nga e përditshmja italianë Tuttosport, mësohet se Morati ka përgatitur një shumë prej 30 milionë eurosh për Napolin.
Vetë futbollisti i Napolit është përgjigjur negativisht për interesimin e Interit, duke preferuar qëndrimin tek napolitanët. Laveci është shprehur: “Do të qëndroj tek Napoli. Më pëlqen skuadra, më pëlqen qyteti, biles këtu është më mirë se në Angli. E ardhmja ime është e lidhur me shoqërinë e klubit. Unë kam një kontratë që duhet ta respektoj”.
Laveci erdhi në veren e vitit 2007 tek skuadra e Napolit, në kohën që ajo ngjitej në Serinë A, dhe gjatë kësaj periudhe ka shfaqur një nivel mjaft të lartë tek skuadra e kaltër.