E Diel, 1 Nëntor 2026

Fama e Madridit

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i famshëm në botë sipas uebfaqes Famecount.com, që llogarit statistikat nga rrjetet sociale Facebook e Twitter si dhe Youtube. Pas portugezit, gjenden Leite Kaka dhe Lionel Messi. Në kategorinë e klubeve, kryeson klubi i Ronaldos, Real Madrid. Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 11:24

Futbollistët, përveç renditjes së tyre në fushë, janë klasifikuar edhe në bazë të statusit të tyre dhe famës në botën e medieve sociale. Famecount.com është një uebfaqe që shërben si vegël që llogarit nivelin e famës sipas statistikave nga mediet sociale, dhe ka formuar një listë të yjeve më të famshëm në botën e futbollit.

Cristiano Ronaldo gjendet në pozitën e parë, si futbollisti më i famshëm në botë, ndërsa Leite Kaka dhe Lionel Messi kompletojnë tri vendet e para. Ylli i Miami Heat në NBA, LeBeon James është i katërti para), ish-qendrës gjigante Shaquille O’Neal dhe mesfushorit anglez, David Beckham.

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney dhe mundësi John Cena okupojnë dhjetë pozitat e para.

Uebfaqja llogarit numrin e ‘pëlqimeve’, përcjelljeve dhe shikimeve në Facebook, Twitter dhe Youtube si dhe merr në konsideratë “komentet e bëra nga futbollistët” duke përdorur një sistem të komplikuar të matjes. Futbollistë si Ronaldo që shfrytëzojnë të tri platformat e medieve sociale, gjenden në krye të tyre.

Ronaldo ka 32 milionë përkrahës në Facebook, 3.7 milionë përcjellës në Twitter dhe afro pesë milionë shikime në Youtube. Kaka ka 5.3 milionë përcjellës në Twitter (më tepër se cilido futbollist tjetër), por për dallim nga Ronaldo, ka 10.7 milionë përkrahës në Facebook. Messi ka 23 milionë përkrahës në uebfaqen e rrjetit social.

Real Madridi, klubi më i famshëm

Famecount po ashtu eksploron statusin e medieve sociale të klubeve sportive. Në këtë kategori, kryeson klubi i Ronaldos, Real Madrid. Gjiganti madrilen ka gati 18 milionë përkrahës në Facebook, mbi 2 milionë përcjellës në Twitter dhe 39 milionë e 768 mijë shikime në Youtube.

Barcelona renditet e dyta me mbi 18 milionë përkrahës në Facebook, por që gjendet prapa Realit në Twitter, me diçka mbi 1 milion përcjellës. Manchester United ngec prapa dy klubeve më të mëdha spanjolle, por gjendet para rivalëve të tij, Arsenal dhe Chelsea, që renditen në pozitat pesë respektivisht shtatë.

LA Lakers është i katërti, Liverpool i gjashti, ndërsa Galatasaray, Milan dhe New York Yankees kompletojnë dhjetë pozitat e para. Analiza nga Famecount dëshmon rëndësinë në rritje të uebfaqeve të medieve sociale në ngushtimin e hapësirës mes tifozëve, atletëve të rangut të lartë dhe klubeve profesionale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›