Wenger: Pse Rooney mos të jetë i yni?

Arsene Wenger ka thënë se nuk sheh arsye pse Arsenali mos të ketë në skuadër Wayne Rooneyn. Në një intervistë për Al Jazeeran, Wenger tha se për të do të ishte interesant ta stërviste një lojtar si Rooneyn.
"Unë nuk shoh arsye se pse Arsenali mos ta transferoj një lojtar si Rooney. Do të ishte një transferim interesant për ne që do të sillte ndryshime të mëdha. Ne jemi të gatshëm të bëjmë ofertën e parë për Rooneyn. Për mua si trajner do të ishte interesant që të stërvis një lojtar si Rooney" deklaroj Wenger./Indeksonline/