Mësohet skuadra e re e Mario Gomez

Sulmuesi i Bayern Munchen, Mario Gomez do të vazhdoj karrierën e tij në Serie A. Sulmuesi gjerman sipas të gjitha gjasave do të jetë pasardhës i Edinson Cavanit te Napoli.
Gazeta e famshme gjermane "Bild" ka shkruar se Napoli do të jetë destinacioni i radhës për Gomez. Napoli ka gati një kontratë 3-vjeçare me rreth 4 milionë euro në sezon për ish golashënuesin më të mirë të Bundesligës që me fanelën e Bayernit ka shënuar plot 113 gola në 174 ndeshje.
Gomez do të jetë transferi i parë për Napolin nën drejtimin e Rafael Benitez./Indeksonline/