Mançini: Baloteli më i mirë se Torresi
Të kuqtë do të sfidojnë sot në mbrëmje ekipin e sheikëve në “City of Manchester”, në ndeshjen që mbyll javën e dytë të Premier Ligës. Në prag të kësaj përballjeje Roberto Mançini nuk i ka kursyer fjalët e bukura në drejtim të talentit italian, për të cilin pagoi rreth 28 milionë euro pak ditë më parë.
“Mendoj se Baloteli është po aq i mirë sa Fernando Torresi. Madje më i mirë. Sepse spanjolli mund të luajë vetëm si sulmues qendre, kurse Mario i bën të dyja rolet: si në qendër ashtu edhe në krahë. Në fakt, po flasim për dy kampionë dhe arsyeja pse Liverpuli nuk e shiti, është sepse Fernando ka shumë rëndësi për ta. Sipas meje, të dy bëjnë pjesë në 8-9 sulmuesit më të mirë aktualisht, përkrah Ibrahimoviçit, Ronaldos dhe Mesit”, pohoi tekniku italian.