E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, të gjallë të 33 minatorët e bllokuar


33 minatorët e bllokuar në galeritë nëntokësore të një miniere në Kili, janë të gjithë gjallë. Ata janë bllokuar që nga data 5 gusht në një thellësi prej 700 metrash nën toke. Miniera ndodhet në Copiapo, rreth 800 km në veri të Santiagos. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë presidenti i kilit Sebastian Pinera. Ndërkaq saktësohet se do të duhen të paktën 120 ditë për të gërmuar një tunnel të ri për të nxjerrë nga galleria minatorët. Ky është parashikimi që japin personat përgjegjës dhe ekipet e shpëtimit të cilët kanë instaluar një sondë për të dërguar furnizime me ujë dhe ushqime për të mbijetuarit. Një lajm i tillë ka bërë ndërkaq xhiron e botës dhe është konsideruar si një mrekulli jo vetëm nga familajrët . Ishin vetë minatorët kilenë të bllokuar nën tokë prej më shumë se dy javësh që njoftuar autoritetet se ata janë ende gjallë por ekipet e shpëtimit thonë se do t'u duhen deri në katër muaj punë për të arritur në vendin ku gjenden ata. Furnizimet për minatorët e bllokuar janë të kufizuara. Minatorët u bllokuan pas rrëzimit të një shtylle mbajtëse me 5 gusht në një minierë ari dhe bakri në afërsi të qytetit verior Copiapo rreth 700 kilometra në veri të kryeqytetit kilian, Santiago.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›