Wenger i beson Szczesnyt

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se Wojciech Szszesny mbetet portier i parë në Emirates Stadium.
Para fitores 6-1 ndaj Southamptonit në Premierligë të shtunën, reprezentuesi polak mungoi në dy ndeshjet paraprake kundër Stoke Cityt dhe Liverpoolit për shkak të një lëndimi, periudhë gjatë së cilës Vito Mannone e mbajti portën të pamposhtur.
Por, Wenger e riktheu Szczesnyn në portë pas rikuperimit të tij dhe insistoi: “Wojciech është numër 1, nëse nuk e ndërroj mendjen. Kjo është e qartë, për këtë arsye ai u kthye në portë”.