Wenger nuk e lëshon Fabregasin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk synon të lejojë largimin e Cesc Fabregasit në Barcelonë gjatë kësaj vere. Strategu francez ka thënë se i janë nevojitur vite të tëra për të ndërtuar ekipin aktual dhe ai planifikon ta ruajë atë.
“Ajo që është me rëndësi për Fabregasin është të ketë një Kampionat botëror të mirë dhe të kthehet në Arsenal me dëshirë për të ndjekur suksesin me klubin. E kam ndërtuar këtë ekip me vite dhe dua ta ruaj atë. Arsenali dëshiron t’i mbajë futbollistët më të mirë”, tha Wenger për Sky Sports News.