S`furnizohet veriu
Institucionet e Kosovës nuk pranojnë se Serbia është duke furnizuar Veriun me energji elektrike. Të paktën thonë se nuk e kanë këtë informatë. Nëse po ndodh kështu, drejtuesit e KEK-ut deklarojnë se do të marrin masa. Çfarë masash s`e dinë as vetë
Mediat serbe tash dy ditë shkruajnë se furnizimi i veriut të Kosovës me energji elektrike me 20 megavat në orë është duke u bërë nga Serbia. Thonë se këtë furnizim po e bëjnë për ta mënjanuar katastrofën humanitare që e kanë krijuar institucionet e Kosovës bashkë me UNMIK-un.
Në anën tjetër, në Korporatën Energjetike e Kosovës kanë deklaruar se Serbia nuk është duke furnizuar këtë pjesë të Kosovës. Për ta, kjo është një propagandë.
E nëse është duke ndodhur kjo në të vërtetë, atëherë, si tha zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, do të marrin masa. Ai deklaroi se do zbatojnë kodin energjetik të Kosovës, i cili e rregullon çështjen e furnizimit të shtetit më rrymë.
Ne nuk kemi informatë se Serbia po e furnizon veriun e Kosovës me rrymë, por nëse është e vërtetë, atëherë ne do të marrim masa, tha Viktor Buzhala. KEK-u, tha ai, është e vetmja kompani, sipas ligjeve energjetike në fuqi, që mund ta furnizojë tërë hapësirën e Kosovës me rrymë. Çdokush tjetër që e furnizon, është akt i kundërligjshëm dhe ilegal.
Mirëpo, institucionet e Kosovës nuk dinë se qysh duhet të ndërpritet furnizimi nga Serbia nëse është e vërtetë që po bëhet. Si duket, KEK-u bashkë me Ministrinë e Energjisë janë duke studiuar këtë çështje.
Ne nuk kemi marrë masa ende, por do të veprojmë sipas kodit energjetik të Kosovës, tha zëdhënësi i KEK-ut.
Drejtuesit e Qeverisë nuk po merren me këtë punë, pasi që janë të angazhuar në fushatë zgjedhore. Zëdhënësi nuk dha përgjigje për këtë çështje për shkak se ka angazhime të tjera. Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha, tha se kjo është punë e KEK-ut dhe ai duhet ta zgjidhë.
Kjo është punë operative e KEK-ut. Ata duhet ta zgjidhin këtë problem dhe të zbatojnë planet e tyre, tha Rexha. Gjithashtu pranon se nuk kanë informata të plota për gjendjen reale në këtë pjesë të Kosovës.
KEK-u ka sqaruar para një dite se ka ndërprerë rrymën në këtë pjesë të Kosovë për shkak të problemeve teknike, e jo politike.
Ditëve të kaluara, nga koha kur ka nisur moti të ftohet, operatorët e sistemit energjetik të nënstacionit të Vallaçit kanë refuzuar të menaxhojnë sistemin energjetik sipas kërkesave të bëra nga KEK-u. Rrjedhimisht, disa herë radhazi ka pasur mbingarkesë të sistemit të transmisionit në pjesën që furnizon këtë nënstacion, i njëjti dhunshëm është ndalur nga puna disa herë, ka thënë Buzhala.
Edhe Operatori i Sistemit të Transmisionit ka kërkuar nga KEK-u të sigurojë kushtet për funksionim të sigurt të transmisionit. KEK-u duke mos qenë në gjendje të ofrojë sigurinë e kërkuar nga ana e KOSTT-it, ka udhëzuar këtë të fundit të mos bëjë rikyçjen e largpërçuesit pa plotësimin e kritereve për operim të sigurt dhe të rregullt të transmisionit.
Korporata Energjetike e Kosovës ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta ndërpresë furnizimin me rrymë në këtë pjesë edhe për shkak të mospagesës së energjisë së shpenzuar nga serbët. Borxhi i tyre ka kaluar tashmë mbi 100 milionë euro.