Bundesliga mbyll sezonin 2012-2013, Bayerni rekord pikësh
Kampionati gjerman ka mbyllur këtë fundjavë përfundimsht sezonin 2012/13.
Në Bundesligë është përcaktuar tashmë çdo gjë. Kampionët e Gjermanisë, Bajern, e mbyllën sezonin në transfertë me një fitore ndaj Munshengaladbah me rezultatin 4-3 duke treguar edhe një herë dominimin e saj. Bavarezët e mbyllën kampionatin me 91 pikë, 29 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje, rekord ky që për skuadrën e Jup Henkes këtë vit synon fitimin e tripletës.
Në zonën Chempions, përveç kampionëve një vend direkt për në fazën e grupeve kanë siguruar edhe Dormund e Liverkusen. Ndërsa Shalke 04 pas fitores në këtë fundjavë ka arritur të sigurojë vendin e 4-të në renditje që do të thotë pjesëmarrje në Chempions, duke filluar nga faza paraeliminatore.
Përsa i përket pjesëmarrjes në Europa Ligë, dy skuadrat që kanë siguruar që do të luajnë vitin e ardhshëm në këtë kometicion janë Freiburg dhe Franfurt, ndërsa dhe Shtutgart do të kalojë si finaliste e Kupës së Gjermanisë.
Sezonin e ardhshëm në Bundesligë nuk do të luajë skuadra e Greuther Furth dhe Fortuna Dyseldorf, ndërsa janë ngjitur direkt Herta e Berlinit dhe Braunshaig. Mbetet për tu përcaktuar skuadra e tretë në pleyofin mes Hofenheimit dhe Kaizerslautern.
Në javën e fundit të Bundesligës janë shënuar këto rezultate:
Augsburg – Greuther Furth 3-1
Borusia Dortmund – Hofenheim 1-2
Eintracht Frankfurt – Volfsburg 2-2
Freiburg – Schalke 04 1-2
Hamburg – Bayer Leverkusen 0-1
Hannover – Fortuna Dusseldorf 3-0
Monchengaldbah – Bayern Munchen 3-4
Nurenberg – Verder Bremen 3-2
Stuttgart – Mainz 2-2