E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do ta ndalë Monacon me këtë skuadër?

Skuadra franceze, Monaco e ka siguruar futjen në ligën e parë të Francës. Miliarderi rus i skuadrës ka premtuar se do ta bëjë Monacon një nga skuadrat më të forta në Evropë këtë vit.

Në skuadër janë premtuar 200 milion euro investime për transferimin e yjeve nga Evropa. Mediat franceze kanë publikuar formacionin që po parashikohet të jetë real në edicionin tjetër. Miliarderi rus ka premtuar se do të sjellë superyje nga futbolli evropian, ku edhe është bërë një listë e lojtarëve që mund të transferohen te Monaco.

Radamel Falcao pritet të jetë lojtari i parë që mund te transferohet në Monaco. Tevez dhe Menez priten të jenë dy sulmuesit tjerë rë skuadrës franceze. Lampard, Moutinho e Cabaye janë tre dëshirat e radhës. Në mbrojtje synohet blerja e Clichyt, Chedjou, Nkolou dhe Debuchy./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›