Wenger:Futbolli anglez do të përmirësojë Arshavinin
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Liga Premier do ta përmirësojë lojën e rekrutit të tij, Andrey Arshavin."Unë nuk mendoj se stërvitjet e shumta i përmirësojnë lojtarët. Të gjithë lojtarët që janë transferuar këtu janë bërë më të mirë për shkak të sfidës fizike që mbretëron në Kampionatin anglez, shpejtësia është më e madhe dhe nëse nuk pason menjëherë shumë shpejtë e humb topin"."Këtu lojtarët gjithmonë kanë presion dhe kjo i bën më të mirë. Çdokush që ka ardhur nga ligat tjera e ka kuptuar se Liga Premier bazohet në vështirësitë fizike, pasi që kërkesat janë të mëdha"."Jam i kënaqur me Arshavin, sepse ai krijon raste në secilën ndeshje, dhe kjo është shenjë e një lojtari kulmor. Kur ai e ka topin, gjithmonë ndodh diçka. Në momentin kur do të përshtatet fizikisht, ai do të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm", ka thënë Wenger.