E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marino: Roma? Më intereson vetëm Udinezja ime

Udine - Paskuale Marino nuk dëshiron aspak të dëgjojë rreth polemikave të fundit lidhur me kundërshtarin e tij të radhës, Romën. Trajneri i Udinezes deklaron se detyra e tij e vetme është të mendojë për të fituar takimin e fundjavës me kryeqytetasit.

“Duhet të mendojmë vetëm për të bërë detyrën tonë, -deklaron trajneri i Udinezes, Marino.-Ne jemi të përqëndruar për ta fituar këtë takim. Nuk mendoj asgjë për Romën, mua më intereson vetëm ekipi që drejtoj”.

Gjatë deklaratës së tij për shtyp Paskuale Marino ka folur edhe për impenjimet që ka skuadra e Udinezes dhe e Romës në kupat e Europës. Ai nuk i sheh si pengesë për ecurinë në kampionat këto impenjime, duke deklaruar: “Nuk mendoj se impenjimi në kupat e Europës do të ndikojë në ndeshjen e nesërme. Është e vërtetë që Roma ka më shumë eksperiencë në luftën dyfrontale, por edhe ne nuk është se do të kushtëzohemi për të arritur maksimimumin tonë. Për ne janë të rëndësishme edhe Kupa Uefa edhe kampionati”.

Ndeshja Roma-Udineze do të zhvillohet nesër në orën 16:00 për shkak të impenjimit të Romës për Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›