E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle: Maqedonia dhe Ballkani kanë perspektivë evropiane

Maqedonia mund të mbështetet në Gjermaninë, kur bëhet fjalë për një perspektivë të qartë në drejtim drejt Evropës. Kjo është me interes të ndërsjellë, theksoi ministri gjerman i Punëve të Jashtme Vestervele pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.
 

"Për Gjermaninë është e qartë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë perspektivë evropiane", theksoi Vestervele, duke shtuar se Maqedoninë e pret edhe një punë e madhe, para së gjithash zgjidhja e çështjes me emrin të cilin, siç theksoi, duhet të jetë në pozitë të lartë në axhendën politike.
 

Sipas tij, pas zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë, vlerësojmë se edhe më tej do të ketë hapa vendimtarë për reforma që të mund kjo perspektivë drejt BE-së, të konkretizohet edhe më shumë. Ministri Nikolla Poposki u falënderua për transparencën në dialog me homologun e tij gjerman dhe mbështetjen që Gjermania për 20 vite ia jep Maqedonisë.
 

"Vlerësuam se kjo politikë është konsistente, ka rezultatet dhe vlerësojmë se në bazë të parimeve të njëjta mund të arrihet rezultati i dëshiruar", deklaroi Poposki. Ai vlerëson se sfidat në këtë rrugë duhet të tejkalohen në frymën evropiane.
 

Krahas takimit me shefin e diplomacisë gjermane, ministri Poposki do të takohet edhe me sekretarin shtetëror për politikë të jashtme të Qeverisë së RF të Gjermanisë, Kristof Hojsgen, ndërsa gjithashtu do të realizojë takime edhe me grupin e deputetëve nga Bundestagu gjerman.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›