E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, serbët akuzojnë autoritetet e Beogradit

Në veriun e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve akuzuan sot autoritetet e Beogradit për rrezikim të interesave të tyre dhe ndarje të tyre nga Serbia, duke kundërshtuar vendimin për njohjen e vulave doganore të Kosovës.

Ata përsëritën kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe çdo përpjekje për shtrirjen e autoritetet të Prishtinës në veri.

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës thanë se janë grupe të tilla që ata i cilësuan ekstremiste pengesa kryesore për krijimin e komunës së re në veriun e Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›