Lidington: Deklarat për ndarjen e Kosovës, të rrezikshme

Ministri për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Dejvid Lidington, deklaroi se Londra është thellësisht e përfshirë në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa arritja e marrëveshjeve, sipas tij, shënon hapa pozitivë dhe sjell dy vendet më afër Bashkimit Evropian.
“Britania e Madhe përkrah fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit europian dhe raportet e mira me fqinjët i kontribuojnë avancimit të procesit të integrimit”, ka thënë Lidington.
Sipas tij Britania e Madhe është e përkushtuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës dhe se "deklaratat për ndarjen e Kosovës janë të papranueshme dhe të rrezikshme".
Lidington i ka bërë këto komente në Londër, gjatë takimit me ministren kosovare për Integrime, Vlora Çitaku.