Ja marrëveshjet

BE bënë të ditur se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim rajonal reprezentativ dhe inkluziv si vlerë fondamentale e BE’së.
“Marrëveshja do të lejojë Kosovën që të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në llogari të saj dhe të flas për vetveten në të gjitha takimet rajonale.
(Deri më tani marrëveshjet janë nënshkruar nga UNMIK’u në emër të Kosovës. Kosovo* do të jetë denominimi i vetëm që do të përdoret dhe në fusnotën që do të përdoret në asterisk do të shkruhet : Ky identifikim është pa paragjykime ndaj pozicioneve rreth statusit dhe është në pajtim me rezolutën 1244 të KSKB dhe Opinionin e GJND’së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Palët po ashtu janë dakorduar edhe për protokollin teknik për implementimin e marrëveshjes IBM të arritur më 2 dhjetor 2011.
“Kjo i shndërron konkluzionet e arritura në muajin dhjetor në marrëveshje operacionale.
Kjo do ti mundësojë palëve që të fillojnë të punojnë në çështjet praktike sikur që është buxheti , dizajni dhe lokacioni i ndërtesave” ka njoftuar BE.
Takimi po ashtu ka ofruar një mundësi për të rishikuar progresin për implementimin e marrëveshjeve të arritura më parë.
BE bën të ditur se palët janë pajtuar që të punojnë sidomos rreth Regjistrit Civil javën e ardhshme në mënyrë që të përshpejtojnë implementimin në këtë fushë.
Ja fusnota, me deklaratën e pavarësisë
Burime të Gazetës Express kanë zbuluar përmbajtjen e fusnotës, për të cilën palët janë pajtuar në Bruksel.
"Pa paragjykim për pozicionin e palëve për statusin, në përputhje me 1244 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës", është formulimi i fusnotës, me të cilën Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale.
Pritet që palët negociatore shumë shpejt të deklarohen për marrëveshjen e arritur.
Arrihet marrëveshja?
Burime të Gazetës Express thonë se pak çaste më parë, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar për formulën me të cilën do të përfaqësohet Kosova në nismat rajonale.
Një zyrtar i afërt me procesin negociator, ka thënë se tash pritet vetëm formalizimi i kësaj marrëveshje.
Mirëpo, ende nuk dihet se çfarë saktësisht do të përmbajë fusnota.
Sido që të jetë, Express nuk ka arritur ta konfirmojë këtë lajm nga zyrtarët europianë në Bruksel. Një zyrtar i lartë i Kabinetit të Kryediplomates europiane, tha për gazetën se bisedimet po vazhdojnë akoma.
Vazhdon dialogu
Në Bruksel vazhdon sot, për të tretën ditë me radhë, raundi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi dita e djeshme është përmbyllur me ndërprerjen e takimit kah mesnata.
Sië raporton Evropa e Lirë, burimet e Bashkimit Evropian shprehin optimizëm se gjatë ditës së sotme do të arrihet marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.
Më pak pozitiv është shprehur shefi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ndërkohë që kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, nuk është prononcuar fare për mediat.
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ekipi i tij "do të luftojë deri në fund" për të zgjidhur çështjen e përfaqësimit rajonal të Kosovës, pavarësisht, sië është shprehur, qëndrimit të ngurtë të delegacionit të Prishtinës.
Mediat serbe citojnë Stefanoviqin të ketë thënë se Beogradi është i gatshëm që në prezantimin rajonal të Kosovës, pos Rezolutës 1244, të përfshihet edhe "një tjetër dokument i rëndësishëm ndërkombëtar, siç është opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë".
Stefanoviq ka thënë se i mbetet Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar "që të mos lejojnë askënd të mbajë peng euro-integrimin e Ballkanit Perëndimor".
Afër marrëveshjes?
Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit nuk ia dolën të arrijnë një marrëveshje për përfaqësimin rajonal as pas bisedimeve maratonike të enjten. Zyrtarë të BE'së thanë se dy palët janë afër për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe se po merren me detajet e fundit të cilat duken të komplikuara. Nga Brukseli u bë e ditur se takimi vazhdon sot në mëngjes.
Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale as pas dy ditësh të bisedimeve intensive në kryeqytetin europian.
Nga Brukseli është bërë të ditur se takimi i filluar në orët e mëngjesit të ditës së enjte ka përfunduar rreth mesnatës.
"Ende nuk ka marrëveshje. Do të vazhdojmë nesër në 8 e 30", ka thënë një zyrtar i BE'së i afërt me bisedimet.
Sido që të jetë sipas këtij zyrtari palët i kanë afruar qëndrimet për mënyrën e përfaqësimit rajonal të Kosovës por ende dy delegacionet po merren me detaje të cilat po dalin të jenë të komplikuara.
"Marrëveshja është afër por detajet e fundit janë të komplikuara", ka thënë zyrtari i BE'së pa dhënë më shumë detaje.
Sido që të jetë të enjten ka pasur një pritje të përgjithshme se Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë një marrëveshje.
Po ashtu është folur se bashkë me njoftimin për marrëveshje për kosovarët duhet të vijë edhe një shpërblim nga Komisioni Europian që nënkupton dhënien e dritës jeshile për fillimin e studimit të fiziblitetit për Kosovën një proces që hapë rrugën që vendi të nënshkruaj më vonë Marrëveshjen për Stabilizim Asociimin.
Por nëse një gjë e tillë do të ndodhë pritet të konfirmohet sot.
Nga ajo që dihet deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të ndryshme rreth mënyrës së përfaqësimit në nismat rajonale.
Zyrtarë të Beogradit vazhdimisht kanë përsëritur se zgjidhja nënkupton me çdo kusht rezolutën 1244 si fusnotë kur Kosova të përfaqësohet në nismat rajonale. E, pala kosovare insiston që krahas rezolutës 1244 aty të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Mendimi i GJND'së.
Gjasat janë të mëdha që një gjë e tillë të merret parasysh por palët aktualisht në Bruksel janë duke bërë betejën se si do të radhiten këto tri "œrealitete" në marrëveshjen për përfaqësimin rajonal.
Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic, ka thënë se ekipi i tij do të luftojë deri në fund që të gjendet zgjidhja për përfaqësimin rajonal Kosovës, përkundër, siç ka thënë ai, "qëndrimit të vështirë e të ngurtë të delegacionit të Prishtinës".
Sipas tij, pala kosovare po shtron kërkesa "joreale dhe absurde" pa bërë të ditur se për çka është fjala.
"Serbia është pajtuar për përfaqësim asimetrik Prishtinës dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thelbi i asimetrisë, pra pabarazisë", ka thënë Stefanovic të enjten në Bruksel.
Sipas tij, delegacioni i Beogradit është i gatshëm që krahas Rezolutës 1244, në fusnotën e Kosovës të jetë edhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Tash i mbetet Prishtinës dhe përfaqësuesve ndërkombëtar që të mos lejojnë askënd që ta mbaj peng Ballkanin Perëndimor", ka shtuar ai.
E pala kosovare gjatë dy ditëve të fundit në Bruksel nuk ka shfaqur ndonjë gatishmëri për t'iu drejtuar mediave.
Madje delegacioni kosovar ka shfrytëzuar dyer alternative për të marrë pjesë në bisedimet me palën serbe.