Interpretimi i Stefanovicit

Ai tha se marrëveshja për përfaqësimin rajonal përfshin yllin pas Kosovës, që për fusnotë ka përmbajtjen "Ky emër nuk paragjykon statusin e Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 dhe vendimin e GJND mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës".
"Kërkesa e Prishtinës që në fusnotë të përfshihet një referim i veçantë për shpalljen e pavarësisë nuk është plotësuar", ka thënë Stefanovic.
Ai theksoi se përmbajtja e fusnotës është në përputhje të plotë me interesat kombëtare serbe, sikurse edhe me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Serbisë.
"Unë dua të ndaj me ju kënaqësinë e përfundimit të suksesshëm të luftës diplomatike shumëorëshe dhe shumëditëshe", ka thënë Stefanovic.
Ai tha se tashmë është e qartë se të gjitha kriteret që Këshilli i Evropës i kërkoi që Serbia ti plotësojë për statusin e kandidatit, janë përmbushur plotësisht.
"Tani është BE-ja dhe shtetet anëtare ato që të vendosin, në përputhje me konkluzionet e Këshillit", tha Stefanovic.