Maradona nuk ka lidhje me futboll

Pas deklaratave të Diego Armando Maradonës për Victor Valdes, për të cilin thoshte se është i dobët, por që luan në Barcelonë, ka arritur përgjigja e një legjende të portës, uruguaianit Jose Luis Chilavert.
“Valdes nuk duhet ta dëgjojë El Piben, sepse ai nuk kupton asgjë nga futbolli. Victor është portieri më i mirë në botë, shfaq qetësi të madhe në skuadër, një aspekt vendimtar për lojtarët. Maradona ka bërë shumë gabime, ka folur keq edhe për Papa Giovanni Paolo II, për këtë tash ka mërguar në Emirate”, tha ish portieri kontrovers.