E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle: Serbia të normalizojë marrëdhëniet fqinjësore posaçërisht me Kosovën

“Pretendimet e domosdoshme për qasjen e Serbisë në BE patjetër duhet të përmbushen. Në rrugën evropiane është me rëndësi të normalizohen marrëdhëniet me shtetet fqinje, posaçërisht me Kosovën”, ka porositur ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle, gjatë takimit me shefin e diplomacisë serbe Ivan Mrkic në Berlin, njofton “Deutsche Welle” në serbisht.

Temë e bisedimeve e dy ministrave ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, procesi i mëtejshëm integrimit të Serbisë në BE dhe e ardhmja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne kemi biseduar për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, për Serbinë e cila ka filluar dialogun politik me përfaqësuesit e Prishtinës. Pata rastin të paraqes se çfarë ka ndodhur deri më tash në atë dialog, cilat janë qëllimet tona dhe çka pritet nga kjo”, ka thënë Mrkic, sic transmeton RTK.

Nga ana e tij, Westerwelle ka thënë se çështja e procesit të mëtejshëm të eurointegrimeve të Serbisë është e lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje, posaçërisht me Kosovën.

Ai tha se pret që kushtet e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme Catherine Ashton të ndikojnë në gatishmërinë e qeverisë së re serbe në bashkëpunim të plotë në negociata dhe në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, plotësisht të përmbushen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›