E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri i Kosovës zëvendësohet me flamurin Kombëtar

Flamuri gjigant i Republikës së Kosovës, i cili deri më tani ishte i vendosur tek “Rrethi i madh” në Prishtinë, është zëvendësuar me flamurin kombëtar kuqezi.

Këtë ndërrim të flamurit shtetëror me atë kombëtar e kanë bërë zyrtarët e Komunës së Prishtinës dhe atë me të vetmin qëllim, për nder të njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton Express.

Flamuri kuqezi në këtë vend do të valojë deri më datën 28 nëntor dhe pas kësaj datë do të rikthehet prapë flamuri shtetëror i Kosovës.

Qytetarët e Prishtinës e kanë mirëpritur këtë vendim të Komunës, pasi që ky flamur është simbol i festës së 28 nëntorit./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›