Studentët e mjekësisë protestojnë për kushte më të mira

Studentët e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës do të organizojë nesër një protestë një orëshe para Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.
Studentët kërkojnë që urgjentisht të plotësohet kjo fushë studimi me tekste akademike dhe në këtë mënyrë të pasurohet me tituj edhe biblioteka e këtij Fakulteti.
Në listën e kërkesave, studentët kanë përfshirë edhe reformimin e administratës, për shkak të vonesave dhe sjelljeve arrogante si dhe shkarkimin e Suzana Zejnullahut.
Studentët e mjekësisë kërkojnë edhe gjithashtu asistentë të diplomuar dhe kushte më të mira për kryerjen e praktikës.
Në fund të listës studentët kanë shtuar edhe kërkesën për afatin e nëntorit për dhënien e provimeve.
Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 08:00 të mëngjesit./Indekonline/