E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, arrestohet serbi që dogji xhaminë e Beogradit

SHKUP- Arrestohet në Shkup Milosh Radosavlevic, i njohur si Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore të Beogradit. Ai është ekstraduar drejt shtetit serb, ku dhe pritet të hetohet. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia kosovare e lajmeve Ina.

Kimi është udhëheqës i grupit të tifozëve "Grobari" të klubit të futbollit Partizan i Beogradit.

Ai së fundi po strehohej në Maqedoni, pasi kërkohej për kryerjen e disa veprave penale, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kimi është autori kryesor për djegien e Bajrakli xhamisë në Beograd në vitin 2004. Pas arrestimit ai dje i është dorëzuar autoriteteve serbe në vendkalimin kufitar Tabanoc.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›