E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot bisedimet Kosovë- Serbi, në fokus përfaqësimi rajonal

BRUKSEL- Bisedimet Kosovë-Serbi të parashikuara të zhvilloheshin dje do të nisin mëngjesin e sotëm.

Kështu deklaruan burime të BE-së në Bruksel, sipas të cilave bisedimet u shtynë për shkak të vonesës së delegacionit kosovar.

Siç raporton Evropa e Lirë, një fluturim ishte anuluar nga Vjena për në Bruksel, me të cilin do të udhëtonin anëtarët e delegacionit të Kosovës.

Gjatë raundit të sotem është parashikuar të diskutohet për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›