E Shtunë, 31 Tetor 2026

WikiLeaks: 15 mijë dokumente tjerë për luftën

Julian Assange, pronar i ueb faqes “WikiLeaks”, tha se brenda disa javësh do të botojë vëllimin e fundit me 15 mijë dokumente sekrete mbi luftën afgane.

Njoftimi u bë pasi Pentagoni të premten e ripërtëriu kërkesën ndaj WikiLeaks që të mos publikojë dokumente tjera sekrete, duke thënë se ato do të përbëjnë rrezik më të madh se 76 mijë dokumentet që u publikuan muajin e kaluar.

Australiani Assange, një ish haker i kompjuterëve, thotë se ueb faqja e ka nxitur debatin publik rreth luftës dhe sjelljes së trupave të huaja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›