Edhe avionët amerikanë shuajnë zjarret në Rusi

Moskë, 14 gusht - Zjarret e mëdha që kanë përfshirë rrethinat e Moskës gradualisht po dobësohen, ndërsa numri i vatrave të zjarri është në rënie. Autoritetet ruse besojnë se ky është fillimi i fundit të zjarreve që javët e fundit kanë shkrumbuar pjesë të konsiderueshme të Rusisë perëndimore dhe qendrore. Në Moskë sot pothuaj nuk hetohet fare smogu ndonëse ndihet era e djegieve.
Pas premtimit të presidentit Obama, sot në Rusi kanë arritur edhe avionët amerikanë që do të ndihmojnë në shuarjen e vatrave të mbetura të zjarreve.
Në anën tjetër, kryeqyteti bullgar, Sofja i ka ofruar ndihmë qytetarëve të sëmurë të Moskës për shërim në dy spitale të veta.
Ndonëse flakët e zjarrit i janë afruar centralit bërthamor në Sarov, rreth 500 metra larg Moskës, drejtori i agjencisë ruse për energji bërthamore, Sergej Kirilenko deklaruar sot se nuk ka rrezik nga katastrofa e as nga lirimi i rrezatimit radioaktiv.
Ai ka shtuar se tash dy javë zjarret kërcënojnë centralin. Pas pengimit të përhapjes nga perëndimi, rreziku i ri i zjarrit tashti kërcënon edhe nga lindja, por Kirilenko edhe një herë ka përsëritur se nuk ka arsye për brengosje.