Dardha, destinacion i përkryer për pushime mes gjelbërimit e freskisë
KORCE- Dardha, një nga pikat turistike më të njohura në zonën e Korcës, vazhdon të mbetet fshati më i preferuar i sezonit veror nga turistët vendas dhe të huaj.
Klima e favorshme dhe natyra e virgjër kanë bërë që kjo pikë turistike të frekuentohet nga shumë turistë, të cilët zgjedhin Dardhën për freskinë, ujin e ftohtë të burimeve dhe natyrën piktoreske.
E ndërsa turistët shijojnë bukurinë e Dardhës, mes freskisë, gatimeve tradicionale dhe ndërtimeve karakteristike me gurë të zonës, pronarët e hoteleve dhe lokaleve thonë se ndryshe nga një vit më parë, kanë një rënie të dukshme të turistëve.
Kjo pikë turistike mjaft e frekuentuar si në sezonin e verës ashtu edhe në dimër, ndodhet në një lartësi gjeografike impresionuese, mbi 1300 metra mbi nivelin e detit.
(e.n/news24/BalkanWeb)