WikiLeaks, SHBA: Kosova funksionon si e ndarë

WikiLeaks ka zbuluar një sërë dokumentesh konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Prishtinë që janë dërguar tek institucionet kryesore në Washington.
Në janar 2010, një letër e dërguar në Washington shprehte shqetësimin se veriu, në praktikë funksion si i ndarë.
“Nga perspektiva jonë, ne i shohim veprimet e Beogradit për energjinë, gjykatat dhe zgjedhjet për strukturat paralele si krijim i një ambienti që praktikisht e forcon ndarjen”, thuhet në një prej letrave konfidenciale të Ambasadës.
Gjithashtu shtohet se partnerët ndërkombëtarë të SHBA-së hezitojnë të konfrontohen me Beogradin për çështjen e veriut, edhe pse veprimet e tij janë në kundërshtim jo vetëm me ligjet e Kosovës, por edhe me Rezolutën 1244 të OKB-së.
Në letër thuhet se duhen hapa konkret për të ndryshuar statusin, duke ua bërë të qartë të dyja palëve si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, se veriu është dhe do të mbetet pjesë e Kosovës.