E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideri libian ne arrati kolonel Gadafi eshte gati per te filluar bisedimet

Lideri libian në arrati, kolonel Muamar Gadafi është gati për të filluar bisedimet për transferimin e pushtetit, kanë bërë të ditur mediat amerikane.

Zëdhënësi i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se negociatat do të udhëhiqen nga djali i Gedafit, Saadi.

Ai gjithashtu tha se Koloneli është ende në territorin libian.

Në fillim të kësaj jave, CNN raportoi se kishte shkëmbyer E-maile me djalin e Gedafit, Saadi Gadafi, i cili nëpërmjet postës elektronike kishte konfirmuar gatishmërinë e tij për të negociuar për një armëpushim.

"Unë do të përpiqem të ruaj Tripolin, qytetin tim dhe 2 milionë njerëz që jetojnë atje ... ndryshe Tripoli do të humbëse përgjithmonë si Somalia," shkruante Saadi në një nga mailet e tij.

”Nëse nuk arrihet një armëpushim, së shpejti do të jetë një det gjaku”, - tha Saadi për CNN.

Ndër të tjera, Libia po përballet me një krizë humanitare.

Kryengritësit thanë se furnizimi me ujë dhe karburant duhet të nisë gjatë të dielës.

Ndërkohë, më shumë se 50 trupa të djegur janë gjetur në jug të Tripolit në një depo.

Sipas të dhënave, kufomat ishin civilë të masakruar të martën nga anëtarët e një brigade që udhëhiqet nga djali i Gedafit, Khamis Gedafi.

Sakaq, Human Rights Uatch tha se ka prova se forcat e Gaddafit kanë vrarë të paktën 17 të burgosur dhe kanë kryer ekzekutime arbitrare për dhjetëra civilë.

Të premten, më shumë se 200 trupa të dekompozuar u gjetën në një spital të braktisur në periferi të kryeqytetit.

Mjekët dhe infermierët u larguan për shkak të luftimeve dhe shumë pacientë të plagosur u lanë në mëshirë të fatit, derisa gjetën vdekjen.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›