Maqedoni, pritet të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit në Maqedoni po shqyrton mundësinë e shtyerjes së vitit shkollor 2011/2012 për shkak të temperaturave të larta.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ka deklaruar se në rast se do të vazhdojnë temperaturat e larta, ministria dhe komunat duhet të mendojnë për shtyerjen e fillimit të vitit të ri shkollor.
Viti i ri shkollor sipas afateve kohore do të fillojë ditën e enjte, ndërsa edhe gjatë kësaj jave dhe gjatë muajit të ardhshëm janë paralajmëruar temperatura të larta.
Temperatura e larta, ekspozimi i fëmijëve në diell janë disa arsye që kanë shtyrë Ministrinë e Arsimit të shqyrtojë shtyerjen e fillimit të vitit shkollor.